Ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj motrave dhe babait, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 13:31 | Kronikë
Ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj motrave dhe babait, arrestohet

Policia e kryeqytetit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, duke vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili ushtronte dhunë fizike ndaj dy motrave dhe babait të tij.

Policia njofton se arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të marrë nga e motra se i vëllai i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve, si dhe i kishte kanosur ato me thikë.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja Z. T., se vëllai i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve, si dhe i kishte kanosur ato me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, vëllain e saj, shtetasin A. Ll.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll.,  pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy motrave dhe babait të tyre, dhe i ka kanosur dhe kërcënuar ato me mjet prerës thikë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos