Korrupsioni në nivele të larta, Rama: Përgjegjësia morale e imja është goditja e këtyre rasteve

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 14:51 | Politikë
Korrupsioni në nivele të larta, Rama: Përgjegjësia morale e

Kryeministri Rama është shprehur shpesh që është krenarë për punën e ministrave të tij edhe pse disa prej tyre kanë pasur apo kanë ende probleme me drejtësinë shqiptare. Ai ka theksuar se është krenar edhe për punën e drejtësisë.

Kreministri Rama u pyet nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, nëse duhet të mbajë edhe ai përgjegjësi morale për pushtetarët e majtë që po përballen me drejtësinë. Ndërkohë, kryeministri u shpreh se përgjegjësia e tij morale është goditja e këtyre rasteve.

“Përgjegjësia ime morale është karshi shqiptarëve për t’iu dhënë atyre një drejtësi që bën ekzakt këtë punë dhe në raport me këtë, deri tani, ndjehem shumë mirë. Më vonë, nëse kjo gjë nuk do të funksionojë, atëherë do të them moralisht ndjehem jo mirë në raport me shqiptarët. Ndërkohë, njerëzve më të besuar, ju jap besim për të bërë punën që iu takon për qëllimin e përbashkët. Nëse dikush shfrytëzon rrugën e përbashkët për qëllimin e përbashkët, për të kapur mandarina, ndërsa ne shkojmë në luftë, kaq e thjeshtë është kjo. Unë nuk mund ta përcaktoj se kë mund të tundojë pesha e pushtetit.

Nuk e kam dëgjuar asnjëherë kur në një vend tjetër ka ndodhur diçka e ngjashme lideri apo organizata e caktuar, nuk gjykohet për çfarë bëri personi, por si reagon ndaj asaj që ndodh

Në këtë vend, paraardhësi im, mbante në detyrë një njeri që ishte në arrest shtëpie dhe nuk ishte roje, por drejtor i taksave dhe tatimeve. A e kuptoni çfarë ka ndodhur në këtë vend?”, tha Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/25/sterilizimi-ne-spak-rama-nje-nga-punet-me-te-bukura-qe-kemi-bere-kush-shkel-ligjin-do-ta-paguaje/
https://a2news.com/2023/08/25/rama-ska-vjedhje-te-te-dhenave-ne-tims-se-kuptoj-pse-ka-reaguar-i-derguari-me-pune-i-shba-se/
https://a2news.com/2023/08/25/rama-ska-vjedhje-te-te-dhenave-ne-tims-se-kuptoj-pse-ka-reaguar-i-derguari-me-pune-i-shba-se/

A2 CNN Livestream

Latest Videos