Korrupsioni në spitalin “Covid 2”, Apeli liron dy nga katër bashkëpunëtoret e Tire Allderishit

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 12:51 | Kronikë
Korrupsioni në spitalin “Covid 2”, Apeli liron dy nga

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia dy nga katër të arrestuarat e spitalit “Covid 2”, që akuzohen se janë bashkëpunëtore të Tire Alldervishit, sanitares së këtij spitali, në një skemë zhvatjeje të pacientëve.

Të katër të arrestuarat kishin apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për t’u liruar, por Gjykata vendosi të pranonte vetëm kërkesën e dy prej tyre, Sidorela Çelës dhe Rukie Hoxhajt. Gjykata argumentoi se ato duhet të lirohen nga qelia, duke zbutur kështu masën e sigurimit, për shkak të mungesës së provave bindëse.

Ndërkohë që për dy infermieret e tjera, Mira Bushi dhe Shyqyrie Koçi, Gjykata nuk ka pranuar ankimin dhe i ka lënë në qeli, për shkak të problemeve procedurale, pasi është konstatuar që ankimimi i tyre nuk është firmosur nga vetë të dyshuarat.

3 infermiere dhe 1 sanitare u arrestuan në javën e parë të muajit shkurt. Për 3 infermieret, akuza është shpërdorim detyre dhe mashtrim. Sipas prokurorisë, të katërta, bashkë me Tire Alldervishin, kishin krijuar një skemë për zhvatjen e pacientëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, të shtruar atje si pasojë e infektimit me koronavirus. Ato merrnin përfitime të paligjshme nga familjarët në këmbim të shërbimeve spitalore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos