Kosova luan me Bjellorusinë, gati për fitoren e parë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 07:51 | Futboll
Kosova luan me Bjellorusinë, gati për fitoren e parë

Kombëtarja e futbollit të Kosovës do të kërkoj sot në mbrëmje fitoren e parë në kualifikueset Euro 2024. Pas 3 barazimeve radhazi dardanët luajnë në transfertë ndaj Bjellorusisë dhe nëse duan të besojnë deri në fund tek ëndrra Europë , fitorja është një detyrim.

Lajmi i keq është lëndimi i Rashicës i cili është në dyshim nëse do te jetë në dispozicion të skuadrës, për shkak të një lëndimi të pësuar kundër rumunëve.

Në konferencën e zakonshme për shtyp foli trajneri Alain Giresse dhe mbrojtësi Betim Fazliji, të cilët u shprehën të sigurt se kanë ardhur vetëm për tri pikët

“E kemi analizuar lojën e Bjellorusisë, ashtu siç besoj se edhe ata e kanë studiuar lojën tonë. Në veçanti e kemi analizuar ndeshjen e tyre të fundit kundër Izraelit. Sidoqoftë, ne nuk do t’i përshtatemi lojës së tyre por do të luajmë lojën tonë. Pra, ne do t’ua imponojmë atyre lojën tonë, pasi qëllimi ynë është ta dominojmë këtë ndeshje. Kundër Rumanisë kemi bërë lojë të mirë, por ka munguar finalizimi i rasteve”, ka thënë Giresse.

Në anën tjetër, mbrojtësi  Betim Fazliji theksoi se atmosfera në skuadër është pozitive dhe besojnë tek ëndrra europian.

“E dimë çfarë rëndësie ka kjo ndeshje. Do ta japim maksimumin dhe presim t’i marrim me vete pikët e plota. Kemi ende gjasa të mëdha për t’u kualifikuar. Duhet të shkojmë lojë për lojë. Qëllimi është t’i marrim pikët e plota ndaj Bjellorusisë”, ka thënë Fazliji.

Pas 3 ndeshjeve, Kosova pozicionohet  në vendin e katërt në grupin I, një më pak se Izraeli, katër nga Rumania dhe 6 nga Zvicra kryesuese. Dueli me  Bjellorusinë  luhet sot në orën 20:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos