Kosova merr vendimin, do vaksinojë dhe fëmijët kundër koronavirusit

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 22:20 | Kosova
Kosova merr vendimin, do vaksinojë dhe fëmijët kundër

Rritja e ndjeshme e rasteve me koronavirus tek të rinjtë ka detyruar autoritetet në Kosovë të miratojnë vendimin për vaksinimin kundër virusit vdekjeprurës dhe të fëmijëve.

Kështu, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se aprovoi rekomandimin nga Komiteti për Imunizim për vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë institucioni duke shtuar se fëmijë gjithashtu do të marrin vaksinën e prodhuar nga Pfizer.

“Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin: Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos