
Varianti indian i koronavirusit ka rritur ndjeshëm infektimet në Kosovë. 1006 raste të reja u shënuan të enjten, ndërsa 2 persona humbën jetën si pasojë e covid-19. Siç bëjnë të ditur autoritetet , pjesa më e madhe e të infektuarve janë të rinj nga 20 në 29 vjeç.
Paralelisht është rritur edhe numri i të shtruarve në spital, me mbi 180 vetë që raportoheshin si të hospitalizuar deri më 11 gusht. Instituti i Shëndetit Publik tha se 82 pacientë ishin shëruar në 24 orët e fundit, kurse rastet aktive janë mbi 4400.
Kosova vijon programin e vaksinimit në mase, por afërsisht vetëm 183 mijë vetë kanë marrë të dyja dozat. Në total, janë aplikuar gati 540 mijë vaksina. (A2 Televizion)