Kosova në “finalen” me Çekinë, Rashica: Të kthehemi me rezultat pozitiv

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 14:44 | Futboll
Kosova në “finalen” me Çekinë, Rashica: Të

Kosova do të luajë dy ndeshjet më të rëndësishme që prej pranimit të saj në UEFA, atë ndaj Çekisë më 14 tetor dhe vetëm tre ditë më pas ndaj Anglisë në Prishtinë. Por në prag të këtyre ndeshjeve, trajneri Bernard Challendes ka marrë një lajm aspak të mirë pasi do të duhet të ndërtojë një formacion pa sulmuesin kryesor të skuadrës Vedat Murriqin i cili do të mungojë për arsye dëmtimi.

Megjithatë, për Milot Rashicën dhe Fidan Alitin ndeshja ndaj Republikës Çeke konsiderohet si finale.

“Ne e shikojmë pak si finale se në fund të fundit ndeshja e radhës është gjithmonë e tillë për ne. Nëse luajmë siç dimë mund të dalim fitues”, tha Aliti.

“Po mendojmë të shkojmë atje dhe të kthehemi me rezultat pozitiv, nuk kemi çfarë të humbim. Shpresojmë që edhe këtë ndeshje të fitojmë për shtetin tonë, për tifozët, Vedatin, të gjithë ata që janë të dëmtuar. Do të japim maksimumin”, shtoi Rashica.

Kosova lufton për kualifikimin në Euro 2020 ndërsa ndodhet në vendin e tretë me 11 pikë, një më pak se Çekia, në grupin që udhëhiqet nga Anglia me 15 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos