
Kosova luan sot prej orës 18:00 përballë Anglisë, në një sfidë prestigji. Ëndrra është ajo e arritjes së një fitoreje të madhe, kundër një prej superfuqive të futbollit botëror.
Festa për mbërritjen e yjeve të “Tre Luanëve” shoqërohet me synimin që Dardanët t’i mbyllin këto kualifikuese në mënyrën më të mirë të mundshme.
Anglia është e kualifikuar në fazën finale të Europianit 2020, ndërsa Kosova doli nga gara, pas humbjes në Republikën Çeke. Një rezultat pozitiv përballë britanikëve do ta ndihmonte mrekullinë e këtij edicioni për moralin dhe vazhdimësinë, edhe në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve, ku Kosova do të luajë shansin e dytë për kualifikimin historik në fazën finale të një eventi madhor. (A2 Televizion)