Kosova siguron 1.2 milionë vaksina nga Pfizer

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 21:40 | Kosova
Kosova siguron 1.2 milionë vaksina nga Pfizer

Kosova njofton se ka arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer për sigurimin e 1.2 milionë dozave të kësaj vaksine deri në fund të vitit.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas mbledhjes së qeverisë, i cili shton se termat e këtij akordi nuk mund të bëhen me dije për arsye konfidencialiteti me kompaninë.

“Kemi nënshkruar shumë terme të konfidencialitetit, nuk mund të japim shumë informacione por në lidhje me këtë, mund të ju konfirmoj se deri në fund të vitit pritet të vijnë 1 milion e 200 mijë vaksina kundër COVID-19”, tha Vitia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/28/obsh-tregon-se-kur-perfundon-pandemia-e-koronavirusit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos