
Nuk garoj përballë një izraeliti. Me këtë motivacioni, xhudisti algjerian Feti Nurin, i cili duhet të zbriste në tapet për kategorinë 73 kg, ka vendosur të tërhiqet nga gara dhe ti jap fund Lojërave Olimpike ende pa nisur mirë.
Shorti e vuri këtë xhudist përballë një sportisti nga Izraeli, por për shkak të problemeve diplomatike mes dy vendeve, algjeriani refuzoi të futej në garë.
Ishim përgatitur gjatë por jemi të pafat me shortin. Kauza palestineze është më e rëndësishme se Olimpiada ndaj mendoj se kemi marrë vendimin e duhur- u shpreh trajneri i xhudistit nga Algjeria. (A2 Televizion)