Ceremonia hapëse e Lojërave olimpike, pas momentit artistik, po sheh parakalimin tradicional të gjithë ekipeve përfaqësuese.
Shqipëria, e cila merr pjesë në Japoni me 9 atletë, parakaloi në vendin e 12-të. Si kuriozitet, në vitin 2016 në Rio de Xhaneiro kuqezinjtë ishin të katërtit, teksa zbritja më poshtë në paradë vjen bazuar në alfabetin japonez.
Shqipëria, e cila merr pjesë në Japoni me 9 atletë, parakaloi në vendin e 12-të në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Në Rio de Xhaneiro kuqezinjtë ishin të katërtit, teksa zbritja më poshtë në paradë vjen bazuar në alfabetin japonez Flamurmbajtësit e Shqipërisë në këtë event madhor të sportit ishin peshëngritësi Briken Calja dhe atletja Luiza Gega Bashkë me Bosnje Hercegovinën, Shqipëria është shteti i vetëm europian që nuk ka fituar asnjë medalje olimpike Në këtë edicion shpresat janë të mëdha pikërisht në peshëngritje por edhe në gjimnastikë Parakaloi edhe Kosova, me flamurmbajtësit që janë xhudistët Akil Gjakova dhe Majlinda Kelmendi Kelmendi, që i dhuroi vendit në Rio medaljen e artë të parë në histori Në stadium ndodhej edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që valëviste flamujt e shtetit që përfaqëson
Flamurmbajtësit e Shqipërisë në këtë event madhor të sportit ishin peshëngritësi Briken Calja dhe atletja Luiza Gega.
Bashkë me Bosnje Hercegovinën, Shqipëria është shteti i vetëm europian që nuk ka fituar asnjë medalje olimpike, ndërkohë që në këtë edicion shpresat janë të mëdha pikërisht në peshëngritje por edhe në gjimnastikë.
Parakaloi edhe Kosova, me flamurmbajtësit që janë xhudistët Akil Gjakova dhe Majlinda Kelmendi, që i dhuroi vendit në Rio medaljen e artë të parë në histori. Në stadium ndodhej edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që valëviste flamujt e shtetit që përfaqëson. (A2 Televizion)