Kosova, subvencion 5 milionë euro për qytetarët për kursimin e energjisë elektrike

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 11:45 | Kosova
Kosova, subvencion 5 milionë euro për qytetarët për kursimin

Qeveria e Kosovës, sot ka aprovuar kërkesën e ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e 5 milionë eurove për mbulimin e subvencionimit të qytetarëve për kursimin e energjisë.

Ministri i këtij dikasteri, Hekuran Murati, tha se 200 mijë qytetarë çdo muaj po përfitojnë për kursimin e energjisë elektrike.

“5 milionë e 25 mijë euro, shfrytëzohet për mbulimin e subvencionimit të kursimit të energjisë elektrike, pra është masa që kemi lancuar ku po përfitojnë rreth 200 mijë qytetarë çdo muaj. Pjesa e 25 mijë eurove për disa pagesa që janë bërë në kuadër të pakos për përballje me inflacionin mirëpo për shkak të gabimeve në llogari bankare janë kthye mbrapa dhe duhet të riekzekutohen”

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Në seancën e 10 tetorit, Kuvendi pati marrë vendim për zgjatjen për 30 ditë të masave emergjente të furnizimit me energji.

Ndërsa dy ditë më parë, përmes një videomesazhi, kanë bërë thirrje për kursimin e energjisë, duke thënë se dy muajt e ardhshëm janë kritikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos