Kosto e lartë, blegtorët në juglindje ulin numrin e bagëtive

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 14:24 | Aktualitet
Kosto e lartë, blegtorët në juglindje ulin numrin e bagëtive

Disa nga fshatrat me traditë në mbarështimin e bagëtive në qarkun e Korçës nga viti në vit kanë rralluar dhe zvogëluar ndjeshëm numrin e bagëtive.

Në këto zona nuk sheh më kope me bagëti si dikur. Madje edhe ata që janë marrë që në vegjëli më bagëtitë, tani shprehen se është e pamundur ti mbash apo ti shtosh.

Vetë blegtorët tregojnë shkaqet e kësaj situate ku ndodhen.

Edhe ai që ka guxuar të mbajë shumë krerë, sërish e shikon të pamundur zhvillimin e kopesë së tij, ndërsa ende nuk ka ndjerë ndihmën apo subvencionimin nga shteti.

Në të tilla kushte këta blegtorë nuk diskutojnë më fitime, por mbijetesë, të cilën ende nuk e dinë nëse do e realizojnë në fshatin e tyre apo do t’i rikthehen sërish emigrimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos