Rikthimet e filmave të fëmijërisë, "Squid Game" dhe disa personazhe mbresëlënëse, janë maskat e përzgjedhura nga të famshmit e Hollywood-it. Katy Perry, Doja Cat dhe John Legend ishin vetëm disa nga emrat që ranë në sy për zgjedhjet e veçanta të kostumeve të tyre.
Ndonëse disa festa të mëdha që organizohen për Halloween nga të famshmit u pezulluan këtë vit edhe për shkak të Covid-19, të tjerë të njohur si modelja Alessandra Ambrosio organizuan festa të zhurmshme. Ndërsa këngëtari Harry Styles ftoi fansat të vishen me kostume për koncertin e tij "Harryween" në Madison Square Garden. (A2 Televizion)