KPA konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 10:07 | Aktualitet
KPA konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës, Manjola Kajana, ish-prokurore e Krimeve të Rënda.

Në qershor, KPK nuk konstatoi asnjë problem në pasuritë e saj. DSIK vlerësonte përshtatshmërinë e prokurores për vijimin e detyrës dhe hetimi i thelluar konfirmonte se ajo nuk kishte kontakte me persona të inkriminuar.

Kajana rezultoi e përshtatshme edhe sa i përket aftësive profesionale, ndërsa Komisioni relatoi se për të nuk ishte bërë asnjë denoncim nga publiku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos