
Pasuria jonë kombëtare është më e dukshme se kurrë sa herë që zbulohen vepra antike, por për fat të keq trafikimi i tyre është një fenomen që u theksua që pas viteve 90.
Rasti më i fundit është ai i pak ditëve më parë në Durrës, ku 3 persona po trafikonin 2 vepra arti, për të përfituar 50 mijë euro.
Por kush e organizon këtë trafik dhe cilët përfitojnë? Çfarë vlere ka kjo pasuri kombëtare në të vërtetë?
Në fillim qershor u dëmtuan 2 kolona të një monumenti në Apoloni dhe rikuperimi i tyre është shumë i vështirë.
Pak ditë më parë, në Himarë u zbuluan varreza tumulare, që mendohet se janë aty që prej shekullit të 15 p.e.s, por për sa kohë trafikimi dhe dëmtimi i këtyre monumenteve vazhdon, atëherë organet përkatëse duhet të marrin masa më të ashpra për ruajtjen e tyre, si vlera të pa krahasuara të identitetit kombëtar. (A2 Televizion)