KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të ish-kreut të Apelit në Durrës

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 20:57 | Aktualitet
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të ish-kreut të Apelit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra të prokurorit Ferdinand Elezi, ish-drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës.

Elezi kundërshtoi në Shkallën e dytë të vetingut shkarkimin e tij. Ai nuk mundi të bindë gjykatën në lidhje me ligjshmërinë e pasurisë së tij.

Ferdinand Elezi ishte një ndër kandidatët e garës për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm në vitin 2017. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos