
Kolegji i Posaçëm i Apelit, ka lënë sot të pandryshuar dy vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit mbi dy subjekte të rivlerësimit.
Bëhet fjalë për ish-gjyqtarin e Lartë Aleksandër Muskaj dhe ish-gjyqtaren në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Arjana Liço.
Në rastin e Muskajt, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ishte i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë.
Në rastin e Liços, ishte i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, me anëtarë Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj.
Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. (A2 Televizion)