
Gjykata e Posaçme e Apelit ashpërson masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka.
Margjeka ridërgohet në arrest shtëpie, ndërsa po hetohej në "detyrim për paraqitje".
Mësohet se në arrest shtëpie është lënë bashkëshorti i saj, Arben Cara.
Seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura.
Më 24 nëntor, Gjykata e Posaçme e liroi nga “arresti shtëpiak” gjyqtaren e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka për të vijuar hetimin në masën “detyrim për paraqitje”.
Margjeka po hetohet për “korrupsion, ajo akuzohet se ka marrë një shumë prej 6 mijë eurosh për të nxjerrë nga burgu një person, i cili akuzohet për trafik klandestinësh. (A2 Televizion)