Kukësi në fundvit, koronavirusi dhe ekonomia ulin entuziazmin e banorëve

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 15:01 | Aktualitet
Kukësi në fundvit, koronavirusi dhe ekonomia ulin entuziazmin e

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga fundi i këtij viti, pandemia e Covid-19 dhe ekonomia e dobët ka zbehur dukshëm entuziazmin e pritjes së festave të fundvitit.

Kjo zbehje është më e dukshme në qytetin e Kukësit, vlerësuar si një nga bashkitë më të varfra nga ana ekonomike në vend. Për disa qytetarë, këtë vit as ekonomia dhe as pandemia nuk i kanë lejuar të kryejnë përgatitje dhe shpenzime si vitet e tjera.

Edhe ata që janë më optimistë janë në pritje të pensionit për të realizuar ato pak shpenzime për festimin e festive të fundvitit.

Këto ditët e fundit kanë njohur edhe një rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19 në qytetin e  Kukësit, ku çdo ditë po regjistrohen dhjetëra raste të reja infektimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos