
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikthen për herë të parë për rivlerësim në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit një magjistrat të shkarkuar nga detyra. Përmes vendimit të së martës shkalla e dytë e vetingut riktheu në shkallën e parë prokuroren e Apelit të Korçës, Irma Balli.
KPA kërkon që prokurorja Balli të rivlerësohet edhe për dy kritere të tjera, aftësi profesionale dhe pastërtinë e figurës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e cilësoi të ligjshme burimin e krijimit të pasurive të prokurores, Irma Balli.
Prokurorja e Apelit Korçë ishte shkarkuar nga shkalla e parë e Vetingut në shkurt 2019 për probleme me kriterin e pasurisë. (A2 Televizion)