KQZ certifikon zgjedhjet, PD e Bashës nuk konteston “masakrën zgjedhore”

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 18:29 | Politikë
KQZ certifikon zgjedhjet, PD e Bashës nuk konteston “masakrën

6 marsi u etiketua nga Lulzim Basha si një masakër zgjedhore, por në certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, Partia Demokratike, jo vetëm që nuk e kundërshtoi në KQZ, por nuk mori mundimin që të paraqitej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ilirjan Celibashi ishte në kushte mëse të favorshme pasi në sallë nuk kishte asnjë që të kundërshtonte rezultatin. Madje, i vetmi subjekt politik i pranishëm ishte “Shtëpia e Lirisë”.

Pas këtij hapi, do të jetë miratimi formal nga Komisioni Rregullator i rezultatit të zgjedhjeve nga ku më pas hapet rruga që kryebashkiakët të futen në zyrën e qytetarit të parë në njësitë që dolën fitues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos