
Sali Berisha, në një konferencë për mediat, këtë të mërkurë, u bëri thirrje të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët i kërkuan dorëheqjen Lulzim Bashës pas humbjes më 6 mars.
“Ftoj deputetët e PD që të bashkohen me elektoratin e tyre, me PD. I garantoj plotësisht se ligji i pandryshueshëm dhe i vetmi kusht është vota e lirë. Janë të mirëpritur të bashkohen me ne”, tha Basha.
Më tej, Berisha u shpreh se Lulzim Brava nuk e ka në dorë veten e tij, ai është një peng. Ai po keqshfrytëzohet deri në fund sa të mos mbetet asgjë nga ai.
Ish-kryeministri Berisha u shpreh se ai është i gatshëm për çdo propozim që vendos në qendër votën e shqiptarëve. (A2 Televizion)