Grida Duma dorëhiqet si nënkryetare e PD

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 14:00 | Politikë
Grida Duma dorëhiqet si nënkryetare e PD

Grida Duma i ka dorëzuar dorëheqjen si nënkryetare e PD Lulzim Bashës. Duma shkruan në Facebook se nuk ka asnjë reflektim nga kreu i PD nga humbja në humbje dhe për këtë arsye kërkon vendimmarrje nga ana e strukturave më të larta të partisë.

“Partia Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputetë, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimmarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.

Megjithëse, personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!”, mbyllet postimi i Grida Dumës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos