KQZ hedh shortin, ja me çfarë numrash garojnë partitë politike në Kosovë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 12:02 | Kosova
KQZ hedh shortin, ja me çfarë numrash garojnë partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë hodhi shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

E para në listë është Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, ndërsa forcat politike më të rëndësishme kanë këtë renditje: Lëvizja Vetëvendosje mban numrin 127, Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 132, PDK 134, AAK mban numrin 135 dhe Nisma numrin 121. Sa i përket partive nga komuniteti joshumicë, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës garon me numrin 117, ndërsa Lista Serbe me numrin 119.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, garantoi të gjithë pjesëmarrësit në proces se do të ketë angazhim maksimal që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Ndjekim një pjesë të fjalës së saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos