Rama nga Peshkopia: Mandati i tretë, momenti i një kapërcimi të madh

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 18:02 | Politikë
Rama nga Peshkopia: Mandati i tretë, momenti i një kapërcimi

Kryeministri Edi Rama e vijoi fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit në Peshkopi, nga ku u shpreh se mandati i tretë për këtë opozitë do të jetë momenti i një kapërcimi të madh, siç e quajti ai.

“Një hap i jashtëzakonshëm për t’u gjendur në një nivel tjetër. Është vendimtar në rrugën drejt majës. Arsyeja pse nuk jam dorëzuar kurrë. Ajo majë që unë e shoh çdo ditë, është sot e arritshme, është aty. Duhet të rezistojmë e të mos tundohemi që të ndërrojmë rrugë, t’i biem shkurt. Të kujtohemi çfarë na ka ndodhur kur i kemi rënë shkurt”, u shpreh kryeministri.

Më tej, kryeministri theksoi se, “Shqipëria, e ardhmja jonë”, nuk është thjesht një slogan, është ambicie e çdo nënë, që fëmijët e vet  kur të rriten të jenë krenarë. Për këtë shtëpi të përbashkët që do t’u garantojë të gjitha kushtet që të ndihen gur i rëndë në vendin e vet. Ne sot nuk jemi në buzën e greminës ku e gjetëm vendin në 2013.Ne sot nuk jemi në kohën kur në spitalet tona nuk kishte as çarçaf e batanije, e jo më ilaçe”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos