Socialisti gris teserën e PS në sy të Bashës, kryedemokrati: Na ka bashkuar vuajtja

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 17:19 | Politikë
Socialisti gris teserën e PS në sy të Bashës, kryedemokrati:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë të Paskuqani.

Në takim, Basha u takua dhe me qytetarë që tradicionalisht janë të majtë por i bashkohen PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë jam një anëtarë i Partisë Socialiste deri më sot dhe si anëtarë i Partisë Socialiste deri më sot nuk kam gjet ndonjë mirësi as për komunitetin as për veten, as për gjë. Edhe unë sot kam vendosur t’i bashkohem Partisë Demokratike. Të bashkohem ty që të vazhdojmë rrugën përpara, me ndryshimin siç foli dhe ambasadorja Amerikane. Për ndryshim e jo për kriminel. Unë sot në prezencën tënde do ta grisë këtë teserë partie se s’ka vlerë më për mua”, u shpreh Petrit Marku.

“Unë jam një socialist dhe një votues tradicional i së majtës dhe në rast se deri dje ishte nevojë, sot është domosdoshmëri për ndryshim. Sepse premtoi vende pune dhe largoi rininë të gjithë, premtoi ngjallje ekonomike solli krizë, premtoi vende pune dhe bëri atë që bën, premtoi shëndetësi falas dhe solli. Unë them që nëse sot nuk bëhet ndryshimi pastaj faji është i joni”, tha Nazmi Xhepa.

Kreu i opozitës i garantoi se ndryshimi do të vijë për të gjithë shqiptarët pa dallim politik, pasi sipas tij, 8 vite vuajtje ka qenë e njëjtë si për demokratët ashtu edhe për socialistët.

“Përgjegjësia tani është e njerëzve, për fëmijët tuaj dhe familjet tuaja dhe unë ju falënderoj! Së pari, besnikërinë më të parë e keni ndaj fëmijëve tuaj, besnikërinë e keni ndaj Shqipërisë. Unë të falënderoj nga zemra që i bashkohesh ndryshimit dhe të garantoj që nuk ta shpërdorojmë besimin e asnjë shqiptari, as socialistëve të ndershëm se e di që mërzia juaj është dyfish më e madhe së ju e keni besuar, keni votuar, keni shpresuar dhe jeni dyfish më të zhgënjyer. Do bëjmë gjithçka që jo vetëm të mos zhgënjeheni, por ndryshimi të vijë për të gjithë. Një popull, një familje, vëllezër dhe motra. Zoti Xhepa, zoti Marku, në radhë të parë dua t’ju them që këtë besim që po investoni te ndryshimi, për mua është përgjegjësi shumë e madhe ndaj jush dhe familjeve tuaja. Kjo që do të ndodhë me 25 prill nuk bëhet as për PD-në as për PS-në, bëhet për ju, për familjet tuaja. Ju them shpesh dhe jua kam thënë në mbledhje edhe para fushatës demokratëve. Njësoj siç kanë vuajtur demokratët, kanë vuajtur edhe shumica dërrmuese e socialistëve të thjeshtë. Mos kujtoni se kanë festuar. Papunësi, emigracion, çmimin e naftës njësoj e paguajnë, shëndetësi në kolaps, ilaçet e pa rimbursuara, energjinë elektrike, fëmijët në emigracion.

Njësoj e kanë pësuar këto 8 vjet edhe socialistët e ndershëm si demokratët dhe vuajtja na ka sjellë bashkë. Tani, le të na sjellë bashkë edhe zgjidhja edhe shpresa edhe ndryshimi. Kështu që, ju falënderoj nga zemra për besimin që keni tek ndryshimi që po vjen. Ju besoj e dini, nuk jeni të vetëm, janë me qindra me mijëra socialistë që po i bashkohen ndryshmit dhe ne ju mirëpresim me krahë hapur sepse një gjë ju premtoj, ndryshimi që do të vijë me 25 prill do të jetë për të gjithë shqiptarët. As unë, as ekipi im nuk do ta ndajë Shqipërinë por do ta bashkojë. Ju faleminderit nga zemra! Numrin 9 me 25 prill, për të gjithë shqiptarët që duan familjet e tyre, duan fëmijët e tyre” – tha Basha.

Në fjalën e tij para banorëve të Paskuqanit, kryedemokrati tha se vota për numrin 9 më 25 prill do të thotë arsimim cilësor për fëmijët shqiptar, ndalimin e plagës së emigracionit, zgjimin e ekonomisë dhe hapjen e rrugës drejt Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos