Kreditimi nga bankat, më shumë lehtësi për individët, më pak para për investime

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 15:29 | Ekonomi
Kreditimi nga bankat, më shumë lehtësi për individët,

Bizneset e vogla dhe të mesme po hasin vështirësi për të marrë një kredi, ndërkohë që po përballen me probleme likuiditeti. Banka e Shqipërisë konstaton në raportin mbi aktivitetin kreditues se sistemi bankar ka mbështetur këto lloj huash, bazuar edhe në kërkesën e shtuar, teksa ka shtrënguar kushtet për kreditë për investime. Kjo për shkak edhe të situatës së përgjithshme ekonomike që mbetet e paqartë.

Për sa u përket qytetarëve, ata po kërkojnë pranë bankave kredi kryesisht për blerje banesash, por nuk mungojnë edhe kërkesat për huatë konsumatore. E në këtë drejtim duket se individët janë klientët e preferuar të sistemit bankar në këtë moment.

Banka e Shqipërisë vlerëson në raportin mbi aktivitetin kreditues se edhe gjatë tremujorit të dytë bankat do të vijojnë të mbështesin individët, duke lehtësuar standardet e huadhënënies, si për kreditë konsumatorë, ashtu edhe për ato për blerje banesash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos