Emigrimi masiv po rrezikon pensionet? Një hap drejt zgjidhjes mund jenë kontributet private

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 22:16 | Ekonomi
Emigrimi masiv po rrezikon pensionet? Një hap drejt zgjidhjes mund

Tkurrja  e forcës punëtore në Shqipëri, kryesisht  për arsyeje emigrimi, po  çon edhe në plakjen e popullsisë.

Për eksperten e Ekonomisë Teuta Nunaj, e ftuar në A2 Business, skema e pensioneve nuk vihet në rrezik nga këto indikatorë, por pyetja qëndron diku tjetër. “Kjo është skemë shtetërore dhe nuk do të çojë në falimentim, sepse diferenca do të paguhet nga buxheti i shtetit. Por nëse do flasim sesi ndikon kjo skemë e pensioneve në të ardhmen, atëherë qeveria duhet të përgjigjet sesi mund të zgjidhim rritjen e kontributeve direkte. Kontributet private janë zgjidhja që do t’i mundësonte pensionisteve të marrin një pension më të lartë, dhe do të zvogëlonte hendekun e  madh që ka skema e pensioneve”.

Për eksperten e Ekonomisë Zana Guxholli, “në këto vite situata është rënduar. Sot kemi një raport të pensionistëve me të punësuarit që është 1 me 1.3, nga pakësimi i lindjeve, emigracioni, por edhe nga pagat e formalizuara. Janë bërë përpjekje, edhe nga kjo qeveri për hir të së vërtetës. Por në ketë skemë  paratë merren nga buxheti, nga taksat që paguajmë në të gjithë, dhe një pjesë futet te skema e pensioneve, diçka e papranueshme”.

https://a2news.com/2022/04/20/po-shohim-per-punetore-ne-tregun-e-jashtem-eksperti-i-pergjigjet-bizneseve-rrisni-pagat/

Sipas Guxhollit, “janë bërë ndryshime numerike si rritja e pagës minimale, rritja e përqindjes së kontributit dhe ndryshmi i moshës së pensionit, por janë ndryshime numerike që kanë pasoja që rregullojnë në një anë dhe prishin në tjetrën, nuk çojnë në të ardhura shtesë, pensionet i kemi aq të ulëta sa rritjet nuk ndryshojnë situatën.

Kosta Bajraba nuk është dakord me ndikimin e drejtpërdrejtë  të emigracionit në skemën e pensioneve. “Fondi i pensioneve lidhet me numrin e të punësuarve, nëse ikën jashtë shtetit një mjek, vendin e i tij e zëvendëson një mjek tjetër. Rezervuari është numri i të punësuarve, njerëzit ikin por në Shqipëri ka më shumë kërkesë për punë sesa ofertë për punë”.

Deklaratë kjo që kundërshtohet nga Edvin Prence, kryetar i ProExport Albania, që thotë që “në sektorin  e fasonerisë ka më shumë se 30 mijë vende të lira punë, që do ndikonin pozitivisht edhe në skemën e pensioneve “. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos