
Kremlini është i shqetësuar për "infiltrimin e sabotatorëve ukrainas" në provincën e Belgorodit. Deklarata erdhi nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga Tass.
Sipas tij, militantët ukrainas janë ende aktivë në Belgorod, një ditë pasi autoritetet lokale deklaruan një "operacion kundër terrorizmit", për të zmbrapsur atë që ata e quajtën një grup sabotues ukrainas.
Peskov tha se fushata ushtarake e Rusisë kishte nisur për të parandaluar incidente të tilla dhe se nevojiteshin më shumë përpjekje nga pala ruse.
Kievi ka thënë se po vëzhgon nga afër situatën në Belgorod, por "nuk ka të bëjë me të".
Ndërkohë banorët e nëntë qyteteve në rajonin rus të Belgorodit janë evakuuar për shkak të luftimeve midis forcave ruse dhe një grupi sabotatorësh, njoftoi guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov.
“Fshatra të shumta në rajonin e Belgorodit të Rusisë janë goditur me granatime të rënda me mortaja dhe zjarr artilerie. Ndër fshatrat e prekur janë Golovchino, Antonovka, Kozinka, Spodaryushenoe Glotovo. Ata qëlluan në ndërtesa banimi dhe civile dhe mjete shpërthyese u hodhën nga një dron”, tha ai, duke theksuar se 12 civilë u plagosën dhe 29 shtëpi dhe 3 makina u dëmtuan, ndërsa 14 vendbanime kanë mungesë të energjisë elektrike. (A2 Televizion)