Kushtetuesja refuzon padinë e opozitës kundër Gjinushit

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 20:44 | Politikë
Kushtetuesja refuzon padinë e opozitës kundër Gjinushit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur mos ta kalojë për shqyrtim kërkesën e 28 deputetëve të opozitës, për antikushtetueshmërinë e drejtimit të Akademisë së Shkencave. Gjykata argumenton se Akademia e Shkencave nuk përfshihet në kategorinë e organeve të parashikuara në Kushtetutë dhe nuk ka juridiksion të shprehet për këtë kërkesë.

Po ashtu gjykata  shton me tej se opozita, nuk është palë në konflikt në pretendimet e ngritura se janë cenuar kompetencat e Presidentit asokohe Ilir Meta, pasi ky i fundit nuk e ka dekretuar Gjinushin ne krye të Akademisë.

Për këtë ka reaguar edhe deputetja nismëtare e kësaj padie Ina Zhupa, e cila ka deklaruar se serish do t'i drejtohen gjykatës, pasi sipas saj, Akademia e Shkencave po drejtohet nga një person që është vendosur aty në kundërshtim me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos