Zgjedhjet e 14 majit, Denaj: Ne hyjmë për fitoren e plotë, Neza: Qeveria po ndërhyn me instrumentet e veta

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 20:30 | Politikë
Zgjedhjet e 14 majit, Denaj: Ne hyjmë për fitoren e plotë, Neza:

Partia Socialiste synon fitoren e plotë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kështu u shpreh deputetja socialiste Anila Denaj në studion e Debatit në A2 CNN. Këtë siguri ajo e bazon te puna e bërë nga socialistët. Sipas Denajt rikandidimi i 44 kryebashkiakëve është siguri për fitore.

“Ne nuk fitojmë 40-45, por shumë më tepër. Ne hyjmë për të gjitha dhe fitoren e plotë. Mundet që numri mund të mos jetë 60-61, por refuzoj të them 40, është më i lartë se 40. Ata që kanë konfirmuar punën e tyre janë një siguri. Ne hyjmë për fitore, prandaj rikandidohen, se puna e tyre ka qenë e mirë. Ne hyjmë me argumentin e fitores se kemi bërë punë, rritjen e pagave e kemi bërë fakt jo njëherë. Ne kemi treguar rritje të qëndrueshme të pagave dhe është dyfish më e lartë. Akuzat tuaj janë të paqenë dhe spekulime. Ne kemi dy mandate dhe kemi treguar si janë rritur pagat. Si mund të thuash që është manipulim për zgjedhjet”.

Denaj u shpreh optimiste edhe për fitoren në të 7 bashkinë e Vlorës, ku janë të gjithë të rinj.

“Në qarkun e Vlorës ne kemi vetëm një bashki që është i njëjti dhe të tjerët janë të rinj. Edhe në bashkitë e qarkut Vlorës që janë të gjithë të rinj mendojmë që nevoja për ndryshim pavarësisht nga puna që kanë bërë kryebashkiakët është për të sjellë energji të re. Jam shumë optimiste që në qarkun e Vlorës i fitojmë të gjitha bashkitë”.

Por për analistin Sami Neza qeveria po ndërhyn me instrumentet e veta në zgjedhje, përmes aktivizimit të administratës dhe rritjes së pagave dhe shpërblimeve për pensionistët. Sipas tij kandidatët socialistë janë komodë edhe për shkak të ndarjes së opozitës

“Qeveria të mos ndërhyjë me instrumentet e veta në zgjedhje. Qeveria e ka vërtetuar që po ndërhyn përmes aktivizimit të administratës me Aktivistin, premtimi për rritjen e pagave dhe shpërblimet që jep për pensionistët që janë një e treta e votuesve. Në ato zona ku rezultati zgjedhor do të jetë shumë i ngushtë krijon një farë komoditeti për kandidatët e PS ndarja e opozitës dhe për këshillat bashkiakë, por nuk e mendoj që dëmi do të jetë edhe te këshillat bashkiakë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos