Senatori Schumer: DASH të mbështesë reformën zgjedhore në Shqipëri, diaspora duhet të votojë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 22:47 | Politikë
Senatori Schumer: DASH të mbështesë reformën zgjedhore

Marrëveshja për reformën zgjedhore e arritur në Këshillit Politik në Shqipëri, nën kujdesin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, tashmë ka marrë vëmendjen dhe të zyrtarëve më të lartë të administratës amerikane.

Kreu i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo ku kërkon që DASH të mbështesë në të gjitha mënyrat marrëveshjen për reformën zgjedhore në Shqipëri dhe kërkesën e diasporës për të votuar.

Sipas senatorit Schumer marrëveshja premton të përmirësojë transparencën në administrimin e zgjedhjeve, depolitizimin e numërimit të votave dhe më shumë zgjedhje pa ndërhyrje në procesin elektoral dhe për këtë arsye duhet të ketë gjithë mbështjetjen e nevojshme.

Mes të tjerash demokrati  Schumer kërkon në veçanti nga Zyra për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, të mbështesë publikisht reforma të mëtejshme, përfshirë të drejtën e diasporës për të votuar që të ofrojnë më shumë ndikim.

“Në përputhje me praktikën në mbi 150 vende në të gjithë botën, përfshirë thuajse të gjitha vendet evropiane, shqiptaro-amerikanët duhet të kenë të drejtën të marrin pjesë në zgjedhje nga vendet ku jetojnë aktualisht”, shkruan senatori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos