Kreu i OBSH në mbrojtje, Ghebreyesus: Bota kishte mjaftueshëm kohë për të parandaluar përhapjen e virusit

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 21:11 | Bota
Kreu i OBSH në mbrojtje, Ghebreyesus: Bota kishte mjaftueshëm

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri një deklaratë të fuqishme ditën e premte në mbrojtje të organizatës që ai drejton dhe vendimeve të marra prej saj për çështjen e pandemisë së koronavirusit.

Në një deklaratë për shtyp në Gjenevë, Ghebreyesus u shpreh se bota kishte të gjithë kohën e nevojshme për të marrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit kur u shpall gjendja e emergjencës më 30 janar, pasi jashtë Kinës atëherë raportoheshin vetëm 82 raste me Covid-19 dhe asnjë vdekje.

Tedros, shtoi se OBSH-ja, e cila po kërkon të udhëheqë reagimin kundër pandemisë së Covid-19, i përdori ditët para shpalljes së emergjencës për të zhvilluar një vizitë në Kinë për të mësuar më shumë në lidhje me virusin.

Gjatë kësaj vizite, ekipi i organizatës së OBSH-së arriti një marrëveshje inovative me Kinën për të dërguar hetues.

I pyetur për marrëdhëniet me SHBA-në, e cila ka ndërprerë momentalisht financimet për OBSH-në, Tedros u shpreh se janë në kontakte të vazhdueshme dhe po punojnë së bashku për zgjidhjen e kësaj situate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos