Kreu i ri i SPAK, KLP: Më 16 dhjetor zgjidhet pasardhësi i Arben Krajës

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 13:41 | Politikë
Kreu i ri i SPAK, KLP: Më 16 dhjetor zgjidhet pasardhësi i Arben

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar 16 dhjetorin si datën e mbledhjes në të cilën do të intervistohen kandidatët për kreun e ri të SPAK, për të zgjedhur njërin prej tyre si pasardhësin e Arben Krajës.

Sipas njoftimit për mediat të shpërndarë nga KLP-ja, mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00 të 16 dhjetorit, ndërsa prezentë do të jenë anëtarët e KLP-së, si dhe të ftuar përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Programi OPDAT dhe delegacioni i Komisionit Evropian.

Ndërkohë, referuar renditë të ditës, KLP-ja njofton se kandidatët që do të intervistohen, të cilët kanë plotësuar kushtet e kandidimit për kreun e ri të SPAK, janë: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Menjëherë pas intervistimit të kandidatëve, do të bëhet edhe përzgjedhja e fituesit, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Krajën.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/21/kreu-i-spak-3-kandidatet-qe-vijojne-garen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos