Kreu i ri i SPAK, Muçi: Proces patronazhimi, institucionit iu shkaktua një plagë e rëndë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 21:30 | Aktualitet
Kreu i ri i SPAK, Muçi: Proces patronazhimi, institucionit iu shkaktua

Ish-gjyqtari, Besnik Muçi, i ftuar në Debat nga Alba Alishani, ku u diskutua për procesin e zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK, u shpreh se procesit iu shkaktua një plagë e madhe me ndërhyrjet që pësoi.

“Kanë qenë të panevojshme ndërhyrjet për drejtuesin e SPAK-ut. Do të doja t’ia kisha kursyer këto zhvillime këtij institucioni. Të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë tashmë janë krijuar dhe tashmë ishte e panevojshme e gjithë kjo shfaqe gjatë dy javëve të fundit. Është e qartë që qeveria nuk ka asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjen e SPAK dhe agjencitë diplomatike po ashtu.

Në vlerësimin tim, vihet në diskutim pavarësia e sistemit, pasi që në momentin kur është diskutuar pavarësia e KLP-së, rekomandimi i BE është i qartë për pavarësinë e Gjyqësorit, që duhet të jetë shumicë absolute e përfaqësuesve të institucionet gjyqësor në organet e zgjedhjes së anëtarëve të gjyqësorit. Në këtë rast ne kemi një përfaqësim minimal, 6 zgjidhen nga prokurorët dhe 5 nga qeveria.

SPAK-u doli me një kosto të panevojshme nga ky proces. Unë do ta quaja një proces patronazhimi, çfarë mori në patronazh qeveria dhe çfarë mori në patronazh ambasada amerikane u duk si në KLP si në Prokurori.

Të gjithë ata pjesëtarët e SPAK janë nga më të mirët që ka Shqipëria. Edhe ky lloj intimidimi nëpërmjet këtij procesi, është njëfarë kostoje shumë e madhe, një plagë shumë e rëndë, që në zgjedhjen e dytë të drejtuesit të tij”, tha Muçi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/19/dumani-ne-krye-te-spak-bogdani-yuri-kim-fitoi-betejen-por-tashme-ky-institucion-ka-nje-problem-te-madh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos