All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Depozitohet në Kuvend nisma ligjore, zjarret në tokat bujqësore do të cilësohen si vepër penale

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 15:15 | Aktualitet
Depozitohet në Kuvend nisma ligjore, zjarret në tokat bujqësore
All - Paragraf - 1

Sipërfaqe të tëra me pyje të djegur kanë qenë të zakonshme gjatë sezonit veror. Pamje të tilla tashmë kërkohet të shmangen me çdo mënyrë.

Djegia e kashtës pas të korrave apo ndezja e një zjarri për çfarëdolloj qëllimi në një tokë bujqësore nga fillimi i prillit e deri në fund të nëntorit do të cilësohet si vepër penale. Është ky propozimi ligjor hartuar nga ekspertë mjedisorë dhe depozituar në Kuvend nga deputeti Erion Braçe.

All - Paragraf - 3

“Një pjesë e mirë e zjarreve në pyje shkaktohen nga zjarret në tokat bujqësore. Në Shqipëri digjen nga 8 deri në 15 ha tokë bujqësorë çdo vit. Kjo është shifër e ndjeshme krahasuar me sipërfaqen për frymë”, thotë Abdulla Diku, bashkë-hartues i projektligjit, ekspert mjedisi.

Në nismën ligjore për të ndalur zjarret e pakontrolluara vlerësohet se flakët dhe tymi kanë ndikim në jetën socio-ekonomike të vendit.

Në relacionin e projektligjit të depozituar në kuvend sqarohet se zjarret në tokat bujqësore do të lejohen vetëm në harkun e muajve dhjetor-mars, gjatë orëve të ditës, me leje nga bashkia dhe Shërbimet e Mbrojtjes Civile, duke garantuar masat parandaluese. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos