Hapet gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare. Një nga emrat e lakuar deri tani si kandidat është edhe prokurori Adnan Xholi, por pas hapjes së garës pritet që të ketë edhe të tjerë.
Më pas do të jetë një grup me drejtues kreun e SPAK-ut, Arben Kraja që do të zgjedhin shefin e BKH-së. Njoftimi u bë publik nga një postim në linkun e kësaj strukture, nga drejtuesi i SPAK Arben Kraja.
Ligji për SPAK-un, liston kriteret minimale që duhet të plotësohen nga kandidatët, ku përfshihet përvoja në punë, pasuria, integriteti, arsimimi, sjellja në të shkuarën, por edhe aftësitë mendore e fizike të aplikantëve.
BKH do të ketë në përbërje 60 hetues. Oficerët shqiptarë do trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara. (A2 Televizion)