Këshilli i Lartë Gjyqësor emëroi si gjyqtarë 15 magjistratë të këtij profili, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019.
Me vendim të Këshillit 15 magjistratët gëzojnë tashmë statusin e gjyqtarit dhe përfitimet financiare. Në mbledhjen e radhës Këshilli do të paraqesë të gjitha vakancat në gjykatat e vendit, për të marrë edhe pëlqimin dhe preferencat e tyre.
Sipas ligjit, brenda një muaji KLGJ do të përcaktojë edhe gjykata përkatëse ku do të shërbejnë magjistratët e sapoemëruar. Nisja e detyrës prej tyre pritet të ndihmojë plotësimin e boshllëkut të krijuar në sistem për shkak të gjyqtarëve të larguar nga procesi i vetingut. (A2 Televizion)