
Nuk kanë të ndalur faktet tronditëse që po zbulohen nga dita në ditë në lidhje me dhunën që kanë pësuar indigjenët në Kanada prej nisjes së shekullit të 19-të deri në vitin 1970.
Kërkimet më të fundit me aparatë të posaçëm kanë zbuluar 17 varre të tjera masive pranë një ish-shkolle rezidenciale katolike, ku dyshohet se prehen trupat e 751 fëmijëve nga komunitetet indigjene
Zbulimi ndodhi pranë ish-Shkollës Rezidenciale Marieval, e vendosur në zonën e Cowwsses, në jug të Saskatchewan.
Më shumë se 150 000 fëmijë vendas u detyruan të shkonin në shkollat e krishtera të financuara nga shteti në këtë periudhë dhe mijëra prej tyre vdiqën në rrethana të errëta.
Fëmijët u morën nga familjet e tyre në një përpjekje për t'i izoluar nga ndikimi i kulturës së tyre, si dhe për t'i kristianizuar dhe për t'i asimiluar.
Në prill të vitit të kaluar, Papa Françesku kërkoi falje për krimet e kryera me bashkëpunimin e Kishës dhe në korrik shkoi në Kanada ku u takua me përfaqësues të komuniteteve indigjene. (A2 Televizion)