Vijojnë lëkundjet e tokës në Turqi

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 14:17 | Bota

Turqia është goditur sërish nga një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë mesditën e së premtes në Turqinë lindore.

Ndërkohë, sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Bingelit, ndërsa thellësia fokale ishte dy kilometra.

Ndërkohë kujtojmë që më 6 shkurt të këtij viti Turqia dhe Siria u goditën nga 2 tërmete me  magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë tronditën Turqinë dhe Sirinë, duke lënë të vdekur mbi 46 mijë njerëz. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/23/40-dite-pas-tragjedise-vijojne-paslekundjet-e-forta-ne-epiqendren-e-termetit-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/03/07/vijojne-lekundjet-ne-turqi-nje-tjeter-termet-i-forte-godet-hatay/

A2 CNN Livestream

Latest Videos