
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prizren ku burri ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina” të Prizrenit ku fqinjët pasi dëgjuan të shtënat njoftuan policinë.
Sipas të dhënave paraprake 61-vjeçari B.V. ka qëlluar disa herë bashkëshorten e tij me armë zjarri pas një konflikti mes tyre. Autori u arrestua nga policia dhe u sekuestrua dhe arma e krimit. (A2 Televizion)