
Në ekonomi nuk ka “streha të sigurta” dhe kriptomonedhat nuk janë më pak të pacenueshme se tregjet e tjera.
Ishte ky një ndër mësimet e para në një javë të mësymjes ruse në Ukrainë. Bitcoin, Ethereum, e pa-përjashtim të gjitha monedhat digjitale, pak minuta nga sulmi ushtarak humbën 8 deri në 15 për qind të vlerës.
Në Shqipëri numërohen rreth 28 mijë portofola investimi në kriptovaluta, në vlerë që përllogaritet në rreth 62 milionë dollarë.
Megjithatë, ekspertë të kriptovalutave thonë se tregu e ka rimarrë veten, duke shënuar rrije domethënëse ditët e fundit.
Ndërkohë, pas daljes së një sërë bankash nga rrjeti kryesor i pagesave ndërkombëtare në botë, SËIFT, Rusia i ka hedhur sytë drejt monedhave digjitale si “varkë shpëtimi”, pas pikiatës së monedhës kombëtare, Rubla. (A2 Televizion)