Kristjan Asllani ndryshon numrin e fanellës tek Interi

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 19:07 | Futboll
Kristjan Asllani ndryshon numrin e fanellës tek Interi

Kristjan Asllani do të luajë me numër të ri në edicionin garues 2023/24 të Serie-me Interin.

Mesfushori shqiptar i cili kaloi te Interi nga Empoli sezonin e kaluar luajti me numrin 14 në fanellë, por tashmë edhe zyrtarisht e ka ndryshuar atë.

Edhe zyrtarisht, në faqen zyrtare të Interit, Asllani është paraqitur me numrin 21.

Reprezentuesi shqiptar pret që të ketë më shumë minuta në fushë në sezonin e ri, sidomos pas largimit të kroatit Marcelo Brozovic drejt Al Hilal-it në Arabinë Saudite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos