Një autogol eliminon Strugën nga Champions League

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 19:06 | Futboll
Një autogol eliminon Strugën nga Champions League

Struga, skuadra shqiptare, kampione në fuqi e Maqedonisë së Veriut, është eliminuar nga Champions League, pasi u mposht në ndeshjen e kthimit 1-2 nga lituanët e Zalgiris.

Ekipi i trajnerit Duro kaloi në avantazh në pjesën e dytë me anë të Ibraimit, i cili ktheu në gol një 11-metërsh, por u ndëshkua me dy gola të shpejtë nga miqtë. Vetëm 2 minuta nga avantazhi që i dha Ibraimi, lituanët barazuan rezultatin, ndërsa në minutën e 84, Radiç shtangu ekipin shqiptar me një autogol me shijen e hidhur të eliminimit.

Ndeshja e parë mes dy ekipeve ishte mbyllur në barazim pa gola. Tashmë Struga do ta vazhdojë aventurën e saj në Europë në Conference League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos