Onana i jep lamtumirën Interit, ende nuk është gjetur zëvendësuesi i tij

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 11:03 | Futboll
Onana i jep lamtumirën Interit, ende nuk është gjetur

Andre Onana mund të quhet futbollisti më i ri i Manchester United, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

Gardiani zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Milano, ku u takua dhe me lojtarët e stafin zikaltër. Prej kohësh, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe shumë shpejt futbollisti do të firmosë në kontratën e re.

Në Itali shkruajnë se gjithçka është mbyllur me 52 milionë euro plus bonuse, ndërsa anglezët raportojën se “Djajtë e kuq” duhet të paguajnë 50 milionë euro, përfshirë këtu dhe bonuset.

Sa i përket portierit që do të zëvendësojë Onanën tek Inter, emri më i përfolur është ai i Jan Somer nga Bayern, megjithatë ende nuk ka një ofertë zyrtare nga Interi.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos