
Përpos ndryshimit të formatit, Ekzekutivi i FSHF përcaktoi edhe datat e sezonit të ri. Në këtë mënyrë kategoria superiore e ngre siparin më datë 19 gusht. Edicioni i rregullt i kampionatit me 36 javë do të përfundojë më 11 maj 2024. Kategoria e Parë nis më 2 shtator, ndërsa Kategoria e dytë më datë 23 shtator.
Kupa e Shqipërisë do të fillojë më datë 27 shtator dhe mbyllet me finalen në datën 14 maj 2024. Ashtu si vitin e kaluar, finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në mes të edicionit.
Kampionia e vendit dhe fituesja e kupës do të ndeshen për trofeun e parë sezonal më 20 dhjetor 2023.
Më poshtë gjeni të gjitha datat e fillimit dhe përfundimit të të gjitha aktiviteteve kombëtare për sezonin futbollistik 2023-2024.: (A2 Televizion)
- Superkupa e Shqiperisë të zhvillohet në datën 20.12.2023;
- Kampionati i Abissnet “Superiore” të fillojë më datë 19.08.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;
- Kampionati i Kategorise së Parë të fillojë më datë 02.09.2023 dhe të mbarojë në datën 08.05.2024;
- Kampionati i Kategorise se Dytë të fillojë më datë 23.09.2023 dhe të mbarojë në datën 05.05.2024;
- Kupa e Shqiperise të fillojë më datë 27.09.2023 dhe të mbarojë në datën 14.05.2024;
- Kampionati i Femrave të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 21.04.2024;
- Kampionati i U-21 Superiore të fillojë më datë 05.09.2023 dhe të mbarojë në datën 28.05.2024;
- Kampionati U-19 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
- Kampionati U-17 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
- Kampionati U-16 Abissnet Superiore të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
- Kampionati U-15 Abissnet Superiore të fillojë më date 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
- Kampionati U-14 Abissnet Superiore të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
- Kampionati U-13 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
- Kampionati Kategoria e Pare U-19 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;
- Kampionati Kategoria e Pare U-17 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;
- Kampionati Kategoria e Pare U-16 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;
- Kampionati Kategoria e Pare U-15 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;
- Kampionati Kategoria e Pare U-14 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;
- Kampionati Kategoria e Pare U-13 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;