
Me Yann Sommer të dëshpëruar për të gjetur minuta përpara Euro2024, e të cilat Interi mund t’ia ofrojë pas largimit të Andre Onana në drejtim të United, te Bayern Munich janë në krizë portierësh.
Largimi nga Bavaria i zviceranit është pothuajse i sigurt dhe gjigandët e Bundesligës synojnë ta zëvendësojnë 34-vjeçarin me Giorgi Mamardashvili, i cili do të jetë “trashëgimtari” i Neuer.
Sky Germany raporton se për shkak të mungesës së gatishmërisë për të shpenzuar aq sa Valencia kërkon për gjigandin e portës në këtë moment, Bayern po mendon për emra me kosto të ulët.
Për këtë arsye në radarin e Bayern ka përfunduar gardiani i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.
Strakosha e kaloi sezonin e kaluar në Brentford, ku pati vështirësi të adaptohej dhe të gjente minuta, duke luajtur vetëm dy herë si zëvendësues i portierit spanjoll David Raya.
Megjithatë, 28-vjeçari gëzon ende famën që fitoi duke luajtur si titullar te Lazio para se të nënshkruante me klubin anglez, ndaj drejtuesit e Bayern janë të tërhequr nga profili i tij.
I vetmi që mund të ndalë transferimin e Strakoshës te kampionët gjermanë është portieri i PAOK-ut në Greqi, Dominik Kotarski, i cili shihet po ashtu si alternativë e mundshme.
Kroati 23 vjeçar luajti 41 sfida si titullar në të gjitha garat sezonin e kaluar me ekipin helen. (A2 Televizion)