Kriza bjelloruse, Rama mbledh në Vjenë Këshillin Special të OSBE

Nga A2 CNN
28 Gusht 2020, 10:05 | Politikë
Kriza bjelloruse, Rama mbledh në Vjenë Këshillin Special të

Kriza bjelloruse është fokusi i tryezës së sotme në Vjenë, e Këshillit Special të OSBE. Ky takim i posaçëm është thirrur nga kryeministri Rama, si përfaqësues i vendit që kryeson për këtë mandat OSBE.

Kjo nismë mbështetet nga shumë vende, po ashtu edhe nga Rusia, por kjo e fundit ka rezervat e saj. Ndërsa, vetë Rama deklaroi dje nga Vjena se ftesës së tij për ndërmjetësim të dialogut, presidenti bjellorus Lukashenko i është përgjigjur me heshtje.

Kreu i qeverisë shqiptare saktëson se nuk ka asnjë kontakt me opozitën bjelloruse dhe konfirmon se OSBE do të hyjë në Bjellorusi vetëm kur kjo e fundit të japë aprovimin.

Sipas tij, ky takim nuk është një mbledhje për të negociuar krizën, por për krijimin e një mundësie komunikimi mes palëve, që në vlerësimin e Ramës, po shkojnë në një konfrontim me pasoja të mëdha me të gjitha palët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos