Kriza e Brexit, Parlamenti detyron May-n të kërkojë shtyrje

Nga A2 CNN
4 Prill 2019, 12:19 | Bota
Kriza e Brexit, Parlamenti detyron May-n të kërkojë shtyrje

Me një shumicë prej vetëm 1 vote, ligjvënësit britanikë votuan për ta detyruar kryeministren Theresa May të kërkojë zgjatje të procesit të Brexit përtej 12 prillit, në një përpjekje për të shmangur divorcin pa ujdi.

Projektligji do të shqyrtohet fillimisht nga Dhoma e Lordëve, e megjithatë do të jetë Bashkimi Europian ai që do të thotë fjalën e fundit mbi mundësinë e shtyrjes së Brexit.

Qeveria e priti me zhgënjim vendimin e deputetëve. Votimi u zhvillua në sfondin e bisedimeve mes grupeve laburiste dhe konservatore për t’i dhënë fund ngërçit.

Theresa May dhe Jeremy Corbyn e përshkruan si konstruktiv takimin e pare mes tyre, por deputetë nga te dyja partitë nuk ia kursyen kritikat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos